Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA - PRIZRENI

Fitorja e 7 rresht, Prizreni lider në Superligë

FOTO / FBK

Fitorja e 7 rresht, Prizreni lider në Superligë


29 December, 2020 @15:07

Skuadra më në formë në Superligë, Prizreni, e mposhti edhe Prishtinën me rezultat 70-80.

Prizreni gjatë ndeshjes ishte në disavantazh vetëm një herë me -3 pikë, e më pas e kontrolloi ndeshjen deri në fund dhe e vazhdoi serinë pozitive.

Arti Hajdari ishte koshashënuesi më i mirë me 23 pikë. Ai luajti edhe me 4 kërcime, 4 topa të rrëmbyer e 2 asistime.

Hajdari u ndihmua edhe nga Josh Martin me double-double prej 18 pikëve e 18 kërcime. Martin luajti edhe me 5 asistime.

Te Prishtina më i dalluari ishte Fisnik Rugova me 19 pikë e 10 kërcime.

TABELA AKTUALE

Kjo është fitorja e shtatë rresht dhe e 9-ta në total për Prizrenin krahas 3 humbjeve që i ka, kurse Prishtina ka bilanc prej 3 fitoreve e 9 humbjeve.

Humbja e fundit e Prizrenit ishte pikërisht nga Prishtina në xhiron e pestë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga