EURO U-20/ HUNGARIA 2015

Foto: FIBA
Fitorja e radhës për Kosovën
15 July, 2015 @15:06
Përfaqësuesja e Kosovës U-20 ka mposhtur Rumaninë pak më parë në Europianin U-20 që po zhvillohet në Hungari.
Me këtë fitore, Kosova do të luftojë për një vend më lartë në klasifikmin përfundimtar të Europianit.
Basketbollistët më të dalluar në ndeshje për reprezentacionin tonë kanë qenë Leonard Mekaj, Samir Zekiqi, Arian Memeti e Ujkan Karanezi.
Të gjithë këta shënaun pikë dyshifrore në përballjen e sotme, derisa Memeti e Mekaj arritën të bëjnë edhe double-double.
Memeti shënoi 15 pikë e 12 kërcime në fitore, derisa Mekaj 20 pikë e 10 asistime.
Karanezi përfundoi ndeshjen me 14 pikë e 5 kërcime, derisa koshashënuesi më i mirë i Kosovës ka qenë Samir Zekiqi me 21 pikë të shënuara.