NGA STINORI I RREGULLT
Fitorja më e thellë në Superligë
23 April, 2016 @15:26
Ndeshja ndërmjet rivalëve lokal nga kryeqyteti, Kerasan Prishtina dhe Sigal Prishtina, e zhvilluar në xhiron XIX të Superligës, është regjistruar si ndeshja me epërsinë më të madhe të rezultatit përfundimtar.
Sigal Prishtina këtë ndeshje e kishte fituar me epërsi prej hiq më pak se 84 pikëve, 58-142, duke e thyer kështu rekordin e këtij stinori.
Raporti i ndeshjes Kerasan Prishtina-Sigal Prishtina
Në këtë ndeshje për Sigal Prishtinën tetë basketbollistë e kishin mbyllur takimin me pikë dyshifrore.