ROAD TO FINAL
Spurs nuk lejojnë befasi
23 April, 2016 @9:41
Në një ndeshje tejet të barabartë, e cila u mendua se do të mbyllet me fitoren e ‘Arushave’, kontrollin e lojës e morri në dorë Kawhi Leonard, i cili ishte vendimtar për skuadrën e tij në momentet kryesore të takimit.
Leonard ishte më i dalluari tek skuadra e Spurs gjatë gjithë ndeshjes dhe takimin e mbylli me 32 pikë e 7 kërcime. Për Grizzlies më i dalluari ishte Randolph me 20 pikë e 11 kërcime.
Tashmë rezultati nga 3 ndeshjet e para është 3-0 në të mirë të San Antionios, me ndeshjen e katërt që luhet përsëri në fushën e Memphis.