TORONTO TRIUMFON
Indiana pëson në shtëpi
22 April, 2016 @10:51
Skuadra kanadeze, Toronto Raptors, pas startit me humbje në Play Off kundër Indiana Pacersit, arriti të shënojë fitoren e dytë radhazi.
Raptors, e mposhti kundërshtarin në Bankers Life Fieldhouse, me rezultat 101-85, për të kaluar 2-1 në epërsi në seri.
DeMar DeRozan dhe Kyle Lowry, të cilët shënuan me nga 21 pikë secili, luajtën rol të rëndësishëm në fitoren e skuadrës së tyre, derisa në anën tjetër u dallua ylli Paul George me 25 pikë të shunuara.
DeRozan pas ndeshjes deklaroi se sa janë seriozë në këtë seri:
“Ne vetëm duhemi të vazhdojmë kështu, duhemi të vazhdojmë të jemi edhe më të mirë në të dyja anët edhe në mbrojtje edhe në sulm, kjo seri do të jetë e
vështirë, për këtë arsye, ne jemi shumë serioz kur stërvitemi, kur të shutojmë dhe kur shikojmë film”.
Kjo ishte fitorja e dytë e Torontos pas 3 ndeshjeve, derisa dueli i katërt do të luhet me 23 prill.