Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJYSMËFINALJA: POLONIA - FRANCA

Franca demolon Poloninë, arrin finalen pas 9 vitesh

Fotot: eurobasket/2022

Franca demolon Poloninë, arrin finalen pas 9 vitesh


16 September, 2022 @19:24

Pas ndeshjeve dramatike në të tetën e finales dhe në çerekfinale të Eurobasketit dhe kalimit në gjysmëfinale pas vazhdimeve, Franca ka kaluar shumë lehtë Poloninë në gjysmëfinale për të siguruar finalen e Eurobasketit.

Guerschon Yabusele

Kjo do të jetë finalja e parë e francezëve në evropian, pas 9 vitesh, apo pas dy Eurobasketeve pa finale. Franca ka tejakaluar polakët që befasuan Slloveniën në çerekfinale me 41 pikë dallim: Polonia 54-95 Franca [9-15, 9-15, 18-30, 18-31].

Polakët e drejtuar nga Igor Milicic si duket kaq kishin takatin sa i përket evropianit dhe energjia e madhe e harxhuar ndaj sllovenëve kishte bërë të veten. Në anën tjetër Franca që nga minutat e para dinte mirë çka donte dhe nuk la vend për befasi fare.

Evan Fournier

Ekipi i Vincent Colletit shkëlqeu, ndërsa secili lojtar i Francës shënoi pikë, derisa minimalisht një lojtar luajti 8-minuta në lojë. Më së shumti pikë shënoi Guerschon Yabusele, 22, ndërsa pas tij u dalluan Evan Fournier dhe Elie Okobo me nga 10 të shënuara. Ylli i francezëve Rudy Gobert shënoi 6 pikë, 6 kërcime, 2 asistime dhe 3 bllokada, derisa Moustapha Fall dha 6 pikë, 10 kërcime, 5 asistime dhe 3 bllokada.

 

Te Polonia askush s’shënoi pikë dyshifrore, ndërsa më efikasi qe AJ Slaughter me 9 pikë të shënuara.

Të dielën në mbrëmje, Franca luan finalen e Eurobasketit ndaj fituesit të duelit Gjermania-Spanja, ndërsa Polonia do të luftojë për medalje të bronztë me humbësin e po këtij dueli.

 


 
Të gjitha lajmet nga Eurobasket