Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRAJNER KROAT

Franko Sterle rikthehet në Prizren!

Franko Sterle rikthehet në Prizren!


15 February, 2022 @14:16

Trajneri kroat, Franko Sterle, rikthehet në Prizren! Ai kësaj radhe do të jetë trajner i ekipit të femrave të Bashkimit, pasi që në sezonin e kaluar kishte drejtuar ekipin e djemve të qytetit.

Njoftimin e ka zyrtarizuar pak më parë KBF Bashkimi përmes një postimi në llogarinë zyrtare të ekipit në rrjete sociale.

Kroati 33 vjeç do të udhëheq ekipin që së fundi fitoi Kupën e Kosovës në basketboll, ndërsa trajneri Juxhin Shaqiri dha dorëheqje për arsye personale menjëherë pas finales së fituar!

Për Sterlen, sezoni 2021/22 vazhdon, pasi që i njëjti që nga fillim i sezonit deri në përfundim të pjesës vjeshtore drejtoi Vëllaznimin në Ligë të Parë dhe atë pa asnjë humbje - duke i lënë si lider gjakovarët në Ligë të Parë, që u ndanë me trajnerin.

“Një trajner me përvojë dhe që e njeh basketbollin kosovar, Franko Sterle do të jetë në krye të ekipit tonë për pjesën e mbetur të këtij sezoni. Sterle sezonin e shkuar ka drejtuar ekipin e meshkujve te Bashkimit kurse këtë sezon ka qenë trajner i Vëllaznimit ndërsa ka punuar edhe te klubi i njohur nga Kroacia, Zara. Sterle këtë javë do të jetë në Prizren për ta nisur punën me ekipin që ditë më parë triumfoi në Kupën e Kosovës. Mirësevjen Franko!” - ka shkruar njoftimi i KBF Bashkimit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave