Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

1/8 E FINALES | GJERMANIA - MALI I ZI

Gjermania kalon pa telashe Malin e Zi

Gjermania kalon pa telashe Malin e Zi


10 September, 2022 @20:20

Gjermania është çerekfinalistja e tretë e Eurobasketit 2022 pasi që në të tetën e finales mposhti lehtë Malin e Zi, duke dominuar, me rezultat 85-79 [19-10, 29-14, 19-26, 18-29].

Dallimi i madh i krijuar në pjesë të parë për panzerët, ka bërë që ata të futen në pjesë të dytë më të relaksuar, ndërsa malazezët nuk arritën asgjë pos uljes së epërsisë.

Dennis Schroder me 22 pikë e 8 asistime ishte më i miri te gjermanët, ndërsa me 14 pikë tjera u dallua edhe Franz Wagner.

Te malazezët Kendrick Perry me 25 dhe Boban Dubljevic me 22, ishin më efikasit.

Në çerekfinale, Gjermania pret fituesin e duelit Greqia-Çekia.


 
Të gjitha lajmet nga Eurobasket