INFORMATORI NR. 23 I SUPERLIGËS
Gjobiten Trepça dhe Peja
15 March, 2016 @12:37
Kthimi i derbive në Superligë, nuk ka kaluar pa gjoba nga Komesari i Garave të FBK-së.
Dy skuadrat organizatore të derbive, Peja dhe Trepça janë gjobitur sipas Rregulloreve me nga 150 euro në total, ka bërë të ditur KG në Informatorin Nr. 23 të Superligës.
Peja është dënuar për shkak të hudhjes së një cope të betoni dhe një shishe plastike me 150 euro ka bërë të ditur KG.
Ndërsa Trepça me tu kthyer në “Minatori” ka marrë 50 euro gjobë për hudhje të letrave në palestër dhe 100 euro për shkak të hudhjes së 2 shisheve të mbushura me lëng në parket, që në total bëjnë 150 euro.
Gabime teknike nuk ka pasur fare në këtë xhiro, ndërsa ndeshja derbi e pjesës së poshtme të tabelës, Vëllaznimi - Kerasan Prishtina, përkundër luftës së madhe në parket ka kaluar pastër.
Peja kishte mposhtur Bashkimin pas vazhdimeve në “Karagaç”, Trepça nuk kaloi Sigal Prishtinën, ndërsa Kerasani bëri befasinë e stinorit duke mposhtur Vëllaznimin dhe duke regjistruar fitoren e parë të stinorit në Superligë si ekip debutues që është.