FBK

Greenberg çon Hajrizin në disiplinore
Teksti: FBK
13 August, 2017 @14:22
Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Brad Greenberg ka bërë kërkesë për inicim të procedurës disiplinore ndaj anëtarit të Përfaqësueses së Kosovës, Drilon Hajrizi, për sjellje jokorrekte gjatë grumbullimit me Përfaqësuesen, specifikisht gjatë ndeshjes me Maqedoninë. Borozani.com
Pas pranimit të kërkesës, organet përgjegjëse do të zhvillojnë procedurë disiplinore ndaj Drilon Hajrizit, e në bazë të dispozitave të Rregullores për Përfaqësuese dhe Rregullores Disiplinore të FBK-së, Hajrizi është i suspenduar nga Përfaqësuesja dhe të gjitha aktivitetet e FBK-së deri në vendimin e Komisionit Disiplinor.
Sekretari i Përgjithshëm udhëzon Komisionin Disiplinor që të marrë deklaratat me shkrim nga akterët përkatës në afat sa më të shpejtë dhe të procesojë rastin, sipas akteve normative në fuqi.