EURO U-16/ DIV B

Vjen fitorja për Kosovën U16
12 August, 2017 @14:48
Pas dy humbjeve të regjistruara në sekondat e fundit të ndeshjes, Kosova U16 ka arritur të shënojë fitoren e parë në Europianin e Divizionit B që po zhvillohet në Sofje.
Kosova U16 ka mposhtur sot bashkëmoshatarët e Luksemburgut pas lojës së mirë që treguan posaçërisht në çerekun e dytë dhe të katërt të ndeshjes, kur edhe krijuan avantazhin kryesor për fitoren 51-61 në fund.
Katër basketbollistë të Kosovës sot shënuan pikë dyshifrore, derisa më efikasi ka qenë Erhan Sholla me 16, pastaj Nderim Ratkoceri me 12, Don Polloshka me 11 dhe Altin Gashi me 10 të tjera.
Pas kësaj ndeshjeje Kosova U16 ka bilanc 1 fitore e 2 humbje, ndërsa në përballjen e radhës, të martën takohet me Britaninë e Madhe.