NË SOFJE

Levski i kthehet BIBL-it
11 August, 2017 @12:58
Skuadra bullgare, Levski 2014, do t’i kthehet këtë stinor ligës ballkanike në basketboll. Borozani.com
Faqja zyrtar e BIBL ka bërë të ditur se ekipi bullgar, që u shpall kampion për herë të fundit në BIBL, kur Sigal Prishtina e organizoi Final Fourin e kësaj gare, do të jetë pjesëmarrëse në garë për stinorin e dhjetë, jubilar të ligës.
Nga skuadrat kosovare, deri tash, vetëm Bashkimi ka aplikuar për të marrë pjesë në BIBL. Stinorin e kaluar, morrën pjesë 4 ekipe kosovare në BIBL. Tirana, gjithashtu do të jetë pjesëmarrëse e BIBL këtë stinor.