KOSOVA U16

Foto: FBK
Kosova U16 mposhtet në sekondat e fundit
10 August, 2017 @16:55
Në takimin e parë të Kampionatit Evropian U16, Divizioni B, Kosova pësuar humbje me rezultat 65-64 ndaj përfaqësueses së Portugalisë.
Djemtë nga Kosova e filluan takimin dobët, me çerekun e parë që u mbyll 20-10 në të mirë të portugezëve, e ky disavantazh doli të ishte vendimtar në fund, me portugezët që takimin e filluan në çastet e fundit.
Kosova zhvilloi një pjesë të dytë fantastike dhe ishte shumë pranë fitores, mirëpo në momentet vendimtare, djemtë e përfaqësueses tonë u ndikuan nga mospërvoja dhe pësuan humbje në 30 sekondat e fundit. Kur rezultati ishte 65-64 dhe semafori tregonte edhe 7 sekonda deri në fund të ndeshjes, ishte Nderim Retkoceri ai që shpërdoroi dy gjuajtje të lira, duke bërë kështu që fitorja t’i takonte përfaqësueses së Portugalisë.
Më i dalluari te Kosova në këtë takim ishte kapiteni Erhan Sholla me 29 pikë (4 trepikësha) e 17 kërcime, ndërsa më efikasi pas tij ishte Altin Gashi me 13 pikë, 6 asistime e 2 kërcime.
Kosova është pjesë e Grupit D të Kampionatit Evropian U16, Divizioni B, që është duke u zhvilluar në Sofje të Bullgarisë. Në këtë grup Kosova bën pjesë bashkë me Gjeorgjinë, Britaninë e Madhe, Maqedoninë, Luksemburgun dhe Portugalinë.
Kampionati ka filluar sot dhe do të përfundojë më 19 gusht, ndërsa ndeshjen e dytë Kosova U16 e luan nesër (11 gusht) me fillim nga ora 12:45 ndaj Maqedonisë.