PAS NDESHJES

Kastrati: Optimist para ndeshjes me Maqedoninë
9 August, 2017 @22:26
Përveç trajnerit Greenberg, pas humbjes foli edhe Erjon Kastrati, lojtari më i dalluar i Kosovës në humbjen ndaj Estonisë. Borozani.com
“Ishte një natë e keqe për ne. E kemi ditur se do të jetë vështirë sepse Estonia është skuadër që e lëviz shumë shpejt topin, por sot kanë luajtur shumë mirë edhe në mbrojtje. Në anën tjetër, ne patëm probleme me mbrojtjen tonë dhe kjo na kushtoi shumë. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen me Maqedoninë. Kemi pak ditë për t’u rikuperuar, por jemi optimist dhe premtojmë se do ta bëjmë më të mirën tonë në parket”. - ishin fjalët e Kastratit sonte, njofton FBK.
Ndeshja ndaj Maqedonisë luhet më 12 gusht në Shkup, ndërsa nëse Kosova fiton, e siguron automatikisht kalimin në fazën kualifikuese drejt Botërorit ‘Kina 2019’.