PAS NDESHJES

Greenberg: Urime Estonisë, fokusohemi te Maqedonia
9 August, 2017 @22:21
Pas humbjes ndaj Estonisë, deklaratë dha Brad Greenberg, përzgjedhësi i Kosovës.
“Estonisë ia uroj fitoren. Ata e dëshmuan që janë skuadër e fortë. Ata kanë luajtur mirë në mbrojtje, ndërsa edhe në sulm ishte nata e tyre. Ishin shumë të saktë në gjuajtjet për 3 pikë. Ata e merituan të fitojnë pas kësaj paraqitjeje që e patën. Unë shpresoj të rikuperohemi dhe do të fitojmë ndaj Maqedonisë. Aty e kemi fokusimin kryesor tash.” - ishin fjalët e amerikanit Greenberg, njofton FBK.
Kosova ka 1 fitore 1 humbje pas 2 ndeshjeve të para, ndërsa duelin e ardhshëm e luan ndaj Maqedonisë më 12 gusht në Shkup.