PREJ NCAA

Amerikani i radhës te Prishtina, Wayne Martin
9 August, 2017 @13:21
Skuadra e Sigal Prishtinës ka rreshtuar përforcimet e saja në 2 muajt e fundit dhe tashmë në radhët e veta ka 6 basketbollistë amerikanë, kryesisht të ardhur nga NCAA.
Rasti i njejtë është edhe përforcimi i fundit i skuadrës, Wayne Martin, që është zyrtarizuar si përforcim i radhës nga ekipi bardhekaltër i kryeqytetit.
Martin 24 vjeç, 201 centimetra i gjatë, vjen direkt nga NCAA te Prishtina.
Ai ka qenë lojtar i Tennessee State University dhe ka pasur mesatare prej 14.4 pikëve për ndeshje dhe 9.2 kërcimeve për ndeshje.
Sigal Prishtina këtë stinor do të debutojë në Basketball Champions League dhe për këtë ka afruar edhe forca vendore në ekip, ku i ka bashkangjitur ekipit Dardan Berishën dhe Alban Veselin.
Njejtë, bardhekaltërit kampionë kanë rikthyer edhe trajnerin e dikurshëm, turkun me përvojë, Ahmet Kandemir.