TE ESTONIA

Photo: Taavi Sepp/ delfi.ee
Kitsing s’luan ndaj Kosovës
8 August, 2017 @12:39
Mediat estoneze kanë bërë të ditur sot se njëri ndër basketbollistët e 5-shes së parë të Estonisë, Kristjan Kitsing, është lënduar në ndeshje me Maqedoninë dhe nuk do të paraqitet në duel ndaj Kosovës, që zhvillohet nesër me fillim prej orës 17:30.
Pas kontrollit mjekësor të bërë për Kistingun është urdhëruar që lojtari të pushojë këtë ndeshje, ashtu që të këndellet plotësisht për duelet e fundit të Grupit C, kur Estonia pret Maqedoninë dhe vjen në Kosovë.
SHIKO: Orari i ndeshjeve dhe TABELA
Aloja estoneze Kisting në duel ndaj Maqedonisë, për 10:39 minuta sa ka qenë në fushë ka shënuar 3 pikë, 3 asistime dhe 2 kërcime.
27 vjeçari 205 centimetra i gjatë, Kisting, ka qenë lojtari më i mirë i Estonisë në turneun përgatitor, që Estonia e fitoi në Portugali, ku mposhti Portugalinë e Rumaninë.