KOSHASHËNUESI MAQEDON

Stojanovski: Nuk mjaftoi pjesa e dytë
3 August, 2017 @0:38
Njëri ndër lojtarët më të dalluar të Maqedonisë në përballje ndaj Kosovës, Vojdan Stojanovski, i ka uruar fitoren Kosovës, ndërsa në deklaratën e tij pas ndeshjes ka theksuar se loja e mirë e ekipit të tyre në pjesë të dytë, nuk ka mjaftuar për fitore pas pjesës së parë të dobët.
“Unë dua t’ia uroj fitoren Kosovës. Ishte vërtetë një ndeshje shumë e vështirë. Në pjesën e parë Kosova ishte e shkëlqyeshme. Ne luajtëm shumë më mirë në 20 minutat e fundit, por nuk ia dolëm deri në fund, pasi që kundërshtari tashmë e kishte krijuar një lloj sigurie, e cila në fund edhe ia solli fitoren”.
TABELA AKTUALE DHE ORARI I NDESHJEVE
Stojanovski ka përfunduar takimin me 17 pikë të shënuara, duke qenë i dyti në listën e koshashënuesve të ekipit të tij, pas amerikanit të natyralizuar, Jordan Theodore, që shënoi 22 pikë.