SELEKTORI I KOSOVËS

Greenberg: Të qëndrojmë të uritur
3 August, 2017 @0:26
Pas ndeshjes dhe fitores së madhe të Kosovës ndaj Maqedonisë në kuadër të ndeshjes së parë parakualifikuese për Botëror, selektori i Kosovës, Brad Greenberg, ka thënë se ekipi duhet të qëndrojë i uritur për fitore.
“Ky është një start shumë i mirë, por ne duhet të qëndrojmë ‘të uritur’. Me fitoren e sotme, unë besoj se ne treguam se çfarë skuadre jemi në realitet. Pra e kuptuam forcën tonë të vërtetë. Për mua ka qenë një eksperiencë special ta shoh Dardan Berishën duke luajtur në këtë nivel që ai e bëri në këtë ndeshje.
Ne të gjithë në skuadër kemi folur shumë se sa duhet të kemi dëshirë të madhe dhe të fortë, por edhe se ia vlen ta bëjmë një gjë të tillë. Po ashtu ishte shumë e rëndësishme që ta kuptojmë se kjo ndeshje është e rëndësishme, por edhe se fitorja ka vlerë të madhe. Ne e bëmë këtë dhe kjo është arsyeja pse në fund triumfuam.
TABELA AKTUALE DHE ORARI I NDESHJEVE
Luajtëm shumë mirë në mbrojtje në pjesën e parë, por edhe në sulm ishim mjaft efikas.
Unë jam shumë krenar për çdo anëtar të kësaj skuadre, me të vërtetë ka qenë një natë speciale për të gjithë ne”.
Kosova përballjen e radhës në kuadër të kualifikimeve e zhvillon ndaj Estonisë, pas një jave.