EKSKLUZIVE

fiba.com
Mekaj: Momenti më vendimtar i karrierës
2 August, 2017 @23:34
Dy gjuajtjet e lira në çerekun e fundit, që ishin shumë vendimtare për Kosovën, i shënoi Leonard Mekaj për ta rehatuar përfaqësuesen në sekondat e fundit të ndeshjes.
Ndërsa Mekaj në deklaratën e tij ekskluzive për Borozani.com pas ndeshjes ka thënë:
“Ndjenja më e mirë e Kosovës në basketboll ndonjëherë, ka qenë kjo fitore historike. Për ne me e mposht një ekip si Maqedonia, që dihet se më herët ka qenë e 4-ta në Eurobasket është e jashtëzakonshme”.
SHIKO: Orarin e ndeshjeve dhe Tabelat aktuale
“Ne jemi si familje, të gjithë e perkrahim njëri tjetrin kur gabojmë, e kjo është gjëja më pozitive për një ekip të mirë”.
Kurse, sa i përket pikëve të shënuara në fund të ndeshjes, basketbollisti 22 vjeç, që përkundër moshës i rezistoi presionit dhe i shënoi ato ka shtuar…
“Për mua ka qenë momenti më vendimtar në karrierën time si i ri. T’i shënoj pikët vendimtare për përfaqësusen është privilegj, në të njejtën kohë i falenderoj djemtë që më kanë përkrah maksimalisht se me të vërtetë i kam si familje,” ka thënë Leonardi për Borozani.com.
Kosova ndeshjen e radhës do ta luajë kundër Estonisë me 9 gusht.