KOSOVA-MAQEDONIA

Fitore historike e Kosovës
2 August, 2017 @21:39
Kosova ka shënuar fitoren e parë dhe historike në ndeshje kualifikuese zyrtare prej se u pranua në FIBA.
Djelmoshat e Kosovës kanë mposhtur favoritin e ndeshjes dhe të Grupit C, Maqedoninë, sonte në Prishtinë me rezultat, 72-68.
Pjesa e parë ka qenë e mrekullueshme për Kosovën. Djelmoshat me disciplinën e treguar, bashkëpunimin ndërmjet veti, përfunduan 20 minutëshin e parë të ndeshjes me 20 pikë epërsi, 40-20.
SHIKO: Orarin e ndeshjeve dhe TABELËN AKTUALE
Në pjesën e dytë Maqedonia u këndell, por të drejtuar nga Brad Greenberg dhe me treshet e Dardan Berishës dhe Granit Rugovës në momente vendimtare, Kosova nuk lejoi mysafirët të bëjnë diçka më shumë, edhe pse minutat e fundit të ndeshjes ishin më se dramatike, kur maqedonsit u afruan deri në 2 pikë.
Në momentet e fundit të ndeshjes, kur maqedonasit ishin afër 2 pikë, Leonard Mekajt s’iu dridh dora nga gjuajtjet e lira, për të bërë rezultatin 72-68, ndërsa në sulmin e fundit, Maqedonia tentoi për tre pikë përmes Jordan Theodores, që nuk qëlloi dhe ndeshja përfundoi me fitoren e Dardanëve.
Me këtë fitore Kosova merr për momentin kryesimin e Grupit C me 2 pikë, derisa javën tjetër udhëton në Estoni për përballjen e radhës parakualifikuese të Grupit.
KOSOVA
1 | Dardan Berisha (37:23) | 28 pikë | 6 kërcime | 4 asistime |
2 | Granit Rugova (16:06) | 12 pikë | - | 4 asistime |
3 | Fisnik Rugova (30:16) | 11 pikë | 7 kërcime | 1 asistim |
4 | Erjon Kastrati (34:34) | 8 pikë | 6 kërcime | 3 asistime |
5 | Gëzim Morina (18:30) | 5 pikë | 2 kërcime | - |
6 | Lis Shoshi (09:16) | 4 pikë | 4 kërcime | - |
7 | Leonard Mekaj (17:49) | 4 pikë | 3 kërcime | 5 asistime |
8 | Drilon Hajrizi (12:43) | - | 2 kërcime | 1 asistim |
9 | Alban Veseli (21:03) | - | 4 kërcime | - |
10 | Urim Zenelaj (00:00) | - | - | - |
11 | Samir Zekiqi (00:00) | - | - | - |
12 | Jaren Sina (00:00) | - | - | - |
MAQEDONIA
1 | Jordan Theodore (39:06) | 22 pikë | 1 kërcim | 6 asistime |
2 | Vojdan Stojanovski (37:00) | 17 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
3 | Dime Tasovski (31:03) | 11 pikë | 3 kërcime | - |
4 | Kiril Nikolovski (12:34) | 7 pikë | 2 kërcime | - |
5 | Gjorgji Chekovski (25:04) | 5 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
6 | Aleksandar Kostoski (29:19) | 4 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
7 | Adem Mekic (11:33) | 2 pikë | 3 kërcime | - |
8 | Marjan Janeski (09:43) | - | 3 kërcime | - |
9 | Stojan Gjuroski (13:46) | - | 2 kërcime | - |
10 | Igor Penov (00:00) | - | - | - |
11 | Vladimir Brckov (00:00) | - | - | - |
12 | Ljubomir Mladenovski (00:00) | - | - | - |