BRAD GREENBERG

Greenberg: Sfidë e madhe, por kemi rastin historik
2 August, 2017 @9:57
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Brad Greenberg, e ka të qartë se Maqedonia është arrë e fortë, para ndeshjes së sotme ndaj Kosovës.
Por, trajneri amerikan me përvojë beson te ekipi i Kosovës, pasi që rasti i paraqitur tani mund të jetë historik në arritjen e mëtutjeshme të reprezentacionit.
SHIKO: Orarin e ndeshjeve dhe Grupet kualifikuese
“Maqedonia, kundërshtari ynë i parë, renditet në pozitën e 34 në listën e FIBA World, gjë që tregon mjaft për sfidën e madhe që na pret,” ka thënë Greenerg për faqen zyrtare të FBK-së, para ndeshjes.
Mirëpo, ai beson te mundësia e madhe e Kosovës që lidhet me terrenin vendas, dëshirën për fitoren e parë dhe përkarhjen e publikut.
“Ata janë tepër të përgatitur dhe mjaft inteligjent. Sidoqoftë, në anën tjetër ky është një shans shumë i madh për ekipin tonë, që të shkruajmë historinë me fitore, ndaj një skuadre të fortë dhe me eksperiencë,” ka vazhduar Greenberg.
Kosova në Grupin C parakualifikues për Kampionatin Botëror Kina 2019 ka kundërshtar edhe Estoninë, me të cilën do të ndeshet sot një javë, në Talin.
Ndeshja e sontme, Kosova - Maqedonia është e para e Grupit C parakualifikues.