FUQUAN EDWIN

Ish-lojtari i Prishtinës në Finlandë
31 July, 2017 @12:38
Njëri ndër basketbollistët më të dalluar të finales së fundit të Kupës së Kosovës, Fuquan Edwin, ka arritur marrëveshje me ekipin finlandez, Karhu Kauhajoki, bën të ditur eurobasket.com.
Edwin që kishte mesatare prej 10.1 pikëve dhe 2.1 kërcimeve në Superligë të Kosovës, kishte qenë njeriu që bëri dallimin në finale të Kupës, kur Sigal Prishtina mposhti Pejën në finale për të ngritur trofeun.