BRAD GREENBERG

Greenberg: Kosova është në rrugë të duhur
27 July, 2017 @20:10
Selektori i ri i Kosovës, Brad Greenberg, duket të jetë i kënaqur me lojtarët e përfaqësueses së Kosovës deri tash.
Ai në konferencën për shtyp, sot në zyret e FBK-së, ka thënë se punët kanë shkuar sipas planit, ndërsa lojtarët kanë treguar angazhim maksimal.
“Jemi duke e bërë një punë shumë të mirë të gjithë së bashku. Lojtarët janë duke e dhënë më shumë se maksimumin në çdo stërvitje dhe në çdo ndeshje.
Prej fillimit të fazës përgatitore punët kanë shkuar ashtu siç kemi planifikuar. Jam shumë i kënaqur me punën e lojtarëve, sepse në çdo seancë stërvitore e kanë angazhimin maksimal. Kjo na shtynë të besojmë se jemi në rrugën e duhur të komponimit sa më të mirë të ekipit në mënyrë që ndeshjet parakualifikuese të na gjejnë sa më të përgatitur. Ndeshja me Maqedoninë po afrohet andaj i gjithë fokusi ynë është tani te ky takim. Besojmë se do të jemi të gatshëm për ti kënaqur të gjithë adhuruesit e basketbollit, të cilët do të jenë të mërkurën të pranishëm në palestër dhe ata që do të na përcjellin nëpërmjet televizorit,” ka thënë amerikani Greenberg sot.
Kosova është në Grupin C parakualifikues për Botërorin Kina 2019, ndërsa ndeshjen e parë e zhvillon ndaj Maqedonisë më 2 gusht në Prishtinë, me fillim në ora 20:00.