NGA EKIPI RIVAL

Krstevski lëndohet, s’luan ndaj Kosovës
26 July, 2017 @15:46
Basketbollisti i reprezentacionit të Maqedonisë, Bojan Krstevski, që është i rregullt në përfaqësuese është lënduar së fundi dhe mediat maqedonase kanë raportuar se ai do të mungojë së paku 1 javë për shkak të lëndimit.
SHIKO: Orarin e ndeshjeve dhe Grupet
Kjo do të thotë se Krstevski (i lindur: 1989; 206 cm.) nuk do të jetë i gatshëm për përballje ndaj Kosovës, që zhvillohet më 2 gusht në Prishtinë, e vlefshme për para-kualifikime në Kampionatin Botëror Kina 2019.
Krstevski në stinorin e kaluar te Rabotnicki ka pasur mesatare prej 20 minutash për ndeshje ku ka shënuar 8.7 pikë për ndeshje.