RIVALI I KOSOVËS: MAQEDONIA

Selektori maqedon, Jordanco Davitkov, duke taktizuar në TimeOut/ Foto: gol.mk
Maqedonia fiton turneun, para ndeshjes ndaj Kosovës
24 July, 2017 @13:06
Përfaqësuesja e Maqedonisë në basketboll, e drejtuar nga Jordanco Davitkov, ka triumfuar në turneun tre ditor të 4 shtete të mbajtur në Shkup.
Të premten, të shtunën dhe të dielën, Maqedonia, Bosnja e Hercegovina, Portugalia dhe Holanda, janë ndeshur mes veti dhe në fund, maqedonasit kanë triumfuar duke shënuar 3 fitore nga 3 ndeshje.
Maqedonia është rivale e Kosovës në Grupin C para kualifikues për Botërorin Kina 2019, ndërsa të drejtuar nga Davitkov, në ndeshjet sipas radhës më të dalluar kanë qenë:
Gjorgji Cekovski 14 pikë, 5 kërcime dhe Vojdan Stojanovski 10 pikë, 5 kërcime në fitoren ndaj Portugalisë, 52-47.
Vojdan Stojanovski 23 pikë, 4 kërcime dhe Aleksandar Kostovski 13 pikë, 3 topa të vjedhur në fitore ndaj Holandës, 78-72.
Dime Tasovski dhe Stojan Gjuroski me nga 12 pikë secili në fitore ndaj Bosnjës, 71-67.
SHIKO: Orari i ndeshjeve parakualifikuese dhe grupet
Basketbollisti i Demir Insaatit, Vojdan Stojanovski, në fund u zgjedh edhe MVP i turneut në Shkup, me mesatare prej 12.3 pikëve për ndeshje dhe 3.6 kërcimeve.