PËRFAQËSUESJA

Foto: FBK
Kosova e mbyll në vendin e dymbëdhjetë
23 July, 2017 @20:29
Me humbje është mbyllur ndeshja e fundit e Kosovës në kuadër të Kampionatit Evropian U20, Divizioni B, duke bërë kështu që përfaqësuesja jonë ta mbyll në vendin e 12 këtë kampionat.
Kosova sot u mposht nga Hungaria me rezultat 78-53, në një takim ku hungarezët fitoren e siguruan në çerekun e dytë dhe të tretë, e më pas çereku i fundit kaloi pa probleme.
Më i dalluari te Kosova ishte Valon Bunjaku me 17 pikë, 7 kërcime e 3 asistime, ndërsa lojtari i vetëm me pikë dyshifrore përveç Bunjakut ishte Haxhosaj me gjithsej 11 pikë.