EURO U-20/ DIV B

Shqipëria përfundon me humbje europianin
23 July, 2017 @16:36
Basketbollistët e Shqipërisë U20 janë mposhtur në ndeshjen e fundit të tyre në Europianin U20 të Divizionit B, për të përfunduar në pozitën e 14 nga 20 shtete pjesëmarrëse.
Kuqezinjtë nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë maqedonasve as për të dytën herë, duke u mposhtur në çerek të fundit, pasi që 10 minuta para fundit të ndeshjes kishin epërsi 3 pikëshe.
Më parë, kuqezinjtë u mposhtën nga maqedonasit edhe në përballjen e grupit që kishin, ku disfata erdhi vetëm pas vazhdimeve.
Maqedonasit fituan çerekun e fundit 22-13 për përfundimtaren 71-65, me ç‘rast përfunduan të 13-tit në europian, ndërsa Shqipëria me humbje u bë e 14-ta.
Daniel Lekndreaj ka qenë më efikasi te Shqipëria me 17 pikë të shënuara, ndërsa Oresti Beli ka qenë i jashtëzakonshëm me 13 pikë e 16 kërcime, që në fund nuk mjaftuan për fitoren e ekipit të drejtuar nga Odise Profka.