EURO U-20/ DIV B

Foto: fiba.com
Rumania U20 fiton EURO Div. B duke e mposhtur Kroacinë në finale
24 July, 2017 @11:05
Basketbollistët e rinj të Rumanisë, duke e mposhtur Kroacinë në finale, kanë arritur të triumfojnë për herë të parë në Kampionatin Europian të Divizionit B për grupmoshat nën 20 vjeçare dhe me këtë të sigurojnë plasmanin te më të mirët e basketbollit për Europianin e radhës.
Rumania, me përkrahjen e adhuruesve vendas, rreth 2 mijë, ka mposhtur Kroacinë në finale 80 - 67 për të marrë trofeun.
Emanuel Cate, që u shpall MVP i kampionatit, shënoi 20 pikë dhe 13 kërcime në fitore, ndërsa Tudor Gheorghe shtoi 16 pikë, 8 asistime e 4 kërcime në fitoren e rumunëve, që do të debutojnë në Divizionin A, vitin tjetër.
Roko Badzim me performancën e tij, 17 pikë, 6 kërcime e 5 asistime, u dallua te Kroacia, por nuk mjaftoi për t’i mposhtur organizatorët e europianit.
Gjithsesi, Kroacia U20 arriti qëllimin që të plasohet shpejt në Divizionin A, pasi që përveç triumfuesit në Divizionin A shkojnë edhe Kroacia U20 si e dyta dhe Britania e Madhe U20 si e treta, që mposhti Rusinë U20 81-65.
Rumania U20 ka qenë në një grup me Shqipërinë, ndërsa Kroacia U20 ka qenë në një grup me Kosovën.
Kosova përfundoi europianin në pozitën e 12, ndërsa Shqipëria, në të 14-tën.
EURO U20/DIV.B Renditja përfundimtare
1 | Rumania | kualifikohet në Divizionin A | ||
2 | Kroacia | kualifikohet në Divizionin A | ||
3 | Britania e Madhe | kualifikohet në Divizionin A | ||
4 | Rusia | |||
5 | Polonia | |||
6 | Belgjika | |||
7 | Gjeorgjia | |||
8 | Portugalia | |||
9 | Finlanda | |||
10 | Holanda | |||
11 | Hungaria | |||
12 | KOSOVA | |||
13 | Maqedonia | |||
14 | SHQIPËRIA | |||
15 | Bellorusia | |||
16 | Sllovakia | |||
17 | Armenia | |||
18 | Irlanda | |||
19 | Azerbejxhani | |||
20 | Malta |