QENDRA E NJOHUR

Pero Antic në Trajkovski arenën e Shkupit/ Foto: gol.mk
Antic s’luan ndaj Kosovës
24 July, 2017 @15:01
Qendra e njohur maqedonase, Pero Antic, që ka bërë karrierë në NBA për Atlanta Hawks, ndërsa tash është pjesë e kampionit të Europës, Fenerbahçe, nuk do të luajë në ndeshjet parakualifikuese të Maqedonisë, ndaj Kosovës e Estonisë.
Njoftimin e ka bërë të ditur portali sportiv maqedonas Gol, që ka cekur se Antic ka biseduar me trajnerin e reprezentacionit Jordanco Davitkov dhe i ka thënë se do t’i bashkohet ekipit vetëm nëse kalojnë ciklin parakualifikues ndaj Kosovës e Estonisë.
SHIKO: Orarin dhe Grupet parakualifikuese KINA 2019
Kalojeni këtë raund eliminator dhe do t’i bashkangjitem reprezentacionit, thuhet t’i ketë thënë Antic Davitkovit.
Qendra 34 vjeçare, 211 centimetërshe, ka përvojë të madhe në basketbollin europian, ndërsa në karrierën e tij 3 herë është stolisur me titullin e Euroleague.
Antic, ka shikuar nga afër reprezentacionin e tij në duelin ndaj Bosnjes dhe Hercegovinës.