DERRICK ROSE

Rose i bashkohet LeBronit
25 July, 2017 @5:55
Basketbollisti i deritashëm i New York Knicksit, Derrick Rose, sipas mediave amerikane ka arritur marrëveshje njësezonale me nënkampionin e NBA-së, Cleveland Cavaliers.
Vertical ka bërë të ditur se Rose, që më parë ka luajtur edhe për Chicago Bulls, do të përfitojë 2.1 milionë dollarë në vit me këtë marrëveshje.
Rose 28 vjeç, tani e tutje do të bëhet bashkëlojtar i LeBron Jamesit, njërit ndër basketbollistët më të mirë në NBA.