EURO U-16/ DIV C

Kosova U16, vajzat/ Foto: fiba.com
Dueli i fundit i Europianit U16 sot
30 July, 2017 @10:52
Pas fitores së shënuar dje ndaj Principatës së Monakos, përfaqësuesja e femrave të Kosovës U16 në basketboll, sot në përballje ndaj Gjibraltarit mbyll aventurën e Europianit U16.
Ndeshja nis në ora 14:00, ndërsa dueli mes Kosovës U16 dhe Gjibraltarit U16 do të përcaktojë renditjen përfundimtare të vajzave kosovare në këtë garë, prej pozitës 5 deri në atë të shtatën.
Kosova në Europianin U16 të Divizionit C ka shënuar 1 fitore (ndaj Monakos) dhe ka pësuar 2 herë (nga Gjeorgjia dhe Malta). Kjo garë numëron 7 shtete.