SELEKTORI

Jeton Nixha, me Kosovën U20 gjatë europianit në Rumani/ Foto: fiba.com
Nixha largohet nga Kosova U20
28 July, 2017 @0:11
Përzgjedhësi i reprezentacionit U20 të Kosovës, Jeton Nixha, ka thënë se do të largohet nga Kosova U20, për t’ia lënë vendin trajnerëve më të rinj që të marrin eksperiencë dhe të sakrifikohen me shumë punë për shpresat e Kosovës.
Ai njoftimin e ka bërë të ditur në një bisedë me KTV-në, që u transmetua para pak çastesh.
Nixha, që ka drejtuar Kosovën U20 në Europianin e Divizionit B dhe që përfunduan në pozitën e 12, ka shtuar se me kaq përgatitje fizike, taktike dhe psikike për 3-4 muaj me ekipin, ky ka qenë maksimumi që mund të arrihet.
Kosova U20 shënoi 3 fitore dhe u mposht në 5 duele të Europianit U20 të Divizionit B, që u mbajt në Rumani këtë muaj.