ITALIA

Grushti i Gallinarit, kushtoi
31 July, 2017 @11:07
Në ndeshjen miqësore ndërmjet Italisë dhe Holandës, në kuadër të përgatitjeve për Eurobasket 2017, gjesti i yllit italian Danilo Gallinari, kushtoi shumë.
Gallinari pas një akcioni me lojtarin holandez Jito Kok, e goditi me grusht holandezin dhe e theu gishtin.
Ylli i Clippersit, do të mungojë 40 ditë, derisa në vend të tij është ftuar lojtari Diego Flaccadori nga trajneri Ettore Messina.