PËRFAQËSUESJA U16 - FEMRAT

Foto: FBK
Vajzat nga Kosova ‘dyfish’ mbi Gjibraltarin
30 July, 2017 @16:03
Në ditën e fundit të Kampionatit Evropian U16, Divizioni C, që po mbahet në Gjibraltar, vajzat nga Kosova e kanë mposhtur me rezultat të thellë 95-44 skuadrën nikoqire të Gjibraltarit.
Vajzat nga Kosova dominuan që nga fillimi i takimit dhe pa probleme e shënuan këtë fitore, fitore e cila vjen një ditë pas triumfit ndaj Principatës së Monakos, të cilën Kosova e mposhti dje me rezultat 108-56.
Kjo ishte ndeshja e fundit e vajzave të Kosovës në këtë kampionat evropian.