FENERBAHÇE

Kampioni europian gjen zëvendësim për Udoh’un
30 July, 2017 @11:22
Vendin e zbrazur nga qendra gjigante Ekpe Udoh i cili u transferua te Utah Jazz, kampioni aktual i Euroleagues, Fenerbahçe, e plotësoi me lojtarin Jason Thompson.
Thompson në vitin 2008 ishte draftuar nga Sacramendo Kings në pozitën e tetë, më pas luajti edhe te Golden State Warriors, derisa stinorin e kaluar ishte pjesë e ekipit Shandong Golden Stars që luajti me mesatare prej 18.9 pikëve, 13.9 kërcimeve dhe 1.2 bllokadave për ndeshje.
Amerikani i gjatë 2.11 metra, përveç pozitës qendër mund të luaj edhe si alo qendër, ndërsa me skuadrën turke ka nënshkruar kontratë një vjeçare.