BOSTON CELTICS

Shane Larkin kthehet në NBA
31 July, 2017 @18:28
Pas një stinori të kaluar në Baskonia, Shane Larkin është rikthyer përsëri në NBA.
Larkin, nënshkroi kontratë me Boston Celticsin, derisa me Baskonian vjet luajti në 72 ndeshje në total në Ligën e Spanjës, Euroleague dhe në Kupën e Spanjës.
24 vjeçari, në Euroleague luajti me mesatare prej 13.1 pikëve dhe 5.7 asistimeve për ndeshje, ndërsa në NBA ka luajtur në skuadra si: Dallas Mavericks, New York Knicks dhe Brooklyn Nets.