JAMIE SKEEN

Jamie Skeen, derisa ishte pjesë e KB Peja/ Foto: KB Peja
Dy vjet kontratë Skeenit
31 July, 2017 @12:53
Ish lojtari i Pejës, Jamie Skeen, është zyrtarizuar te Partizani i Beogradit si lojtar i ri i saj, ndërsa faqja zyrtare e ekipit ka bërë të ditur se i ka ofruar kontratë dy vjeçare amerikanit në fjalë.
Skeen, që në stinorin e kaluar la gjurmë në basketbollin e Kosovës, duke qenë pjesë e KB Peja, tashmë do të garojë në EuroCup (Liga e dytë më e fortë e basketbollit europian) dhe ABA ligë (Liga rajonale e 6 shteteve të ish-Jugosllavisë).