KB SFERA

KB Sfera fiton miqësoren në Shqipëri
31 July, 2017 @18:04
Skuadra e Sferës nga Skenderaji, është duke i kaluar ditë të vështira financiarisht, por megjthatë, qëllimi i klubit është që të ngritet sa më lartë.
Ditë më parë, Sfera udhëtoi në Shqipëri, derisa luajtën një lojë miqësore me skuadrën nga Tirana, Eagles Basket dhe e mposhtën me rezultat 52-43.
Ndërsa trajneri i Eagles Basketit, Klarent Dedaj, tha se basketbolli shqipëtarë duhet të mësojë shumë nga skuadrat kosovare, ngase kanë disiplinë sportive dhe atë taktike.
Klubi basketbollistik Sfera, është duke pritur përkrahjen e komunës në Skenderaj për t’u inkuadruar në Ligë të Dytë.