ZYRTARËT E NDESHJES

BOROZANI/Arkiv
Përcaktohen referët e ndeshjes Kosova-Maqedonia
2 August, 2017 @13:37
Shtëpia e basketbollit europian, FIBA Europe, ka përcaktuar referët dhe delegatin për ndeshjen e sontme ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë.
Kështu, treshja e referëve të takimit vjen nga vendet që nuk e kanë pranuar Kosovën. Nikolas Somos (Greqi), Boris Shulga (Ukrainë) dhe Petar Obradovic (Bosnje), janë treshja e referëve që do të ndajnë drejtësinë sonte.
SHIKO: Orarin e ndeshjeve dhe Grupet kualifikuese
Delegati i takimit është malaziasi Nebojsa Milosevic.
Ndeshja nis në ora 20:15 dhe zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.