SHQIPËRIA-AUSTRIA

Austria bindshëm ndaj Shqipërisë
2 August, 2017 @22:19
Shqipëria nuk filloi mirë në ndeshjen e parë parakualifikuese për Kampionatin Botëror “Kina 2019”.
Kuqezinjtë, u mposhtën bindshëm nga Austria me rezultat 79-51.
Më i dalluari ishte Gerti Shima me 10 pikë të shënuara, derisa u ndihmua edhe nga Endrit Hysenagolli me 9 pikë e 5 kërcime, por nuk mjaftuan për fitore.
Kuqezinjtë janë në ndërtim të ekipit të ri dhe në ekip tashmë përveç emrave të njohur, kanë edhe basketbollistë të rinj, që nën drejtimin e Antonis Constantinidesit, mëtojnë të përgatiten për vitet e ardhshme.
Shqipëria ndeshjen e radhës do ta luaj me Holandën më 9 gusht.