EKSKLUZIVE

fiba.com
Kastrati: U gëzuam, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë
3 August, 2017 @0:41
Njëri ndër lojtarët efikas që ishte te përfaqësuesja e Kosovës, Erjon Kastrati, pas ndeshjes ekskluzivisht foli për Borozani.com dhe tregoi se ekipi është gëzuar shumë, por tashmë duhet të fokusohen në ndeshjet e radhës.
“Jam njeriu më i gëzuar në botë për këtë fitore historike, fitoren e kemi arrit krejt skuadra së bashku, jam ndi si në shtëpi, atmosfera ishte fantastike. E kisha shfrytëzu rastin me i falenderu të gjithë të pranishmit në sallë. Ky ka qenë vetëm hapi i parë, i kemi edhe 3 ndeshje duhet me qëndru me këmbë në tokë dhe të fokusar në sfidat e radhës”.
Erjoni luajti me 8 pikë, 6 kërcime, 3 asistime dhe me një top të vjedhur për Kosovën në fitore.
SHIKO: Orarin e ndeshjeve dhe Tabelën aktuale