NË KRYEQYTET

Michael Glover zyrtarizohet nga Prishtina
7 August, 2017 @10:27
Basketbollisti amerikan 30 vjeçar, Michael Glover, është përforcimi i ri i kampionit të Kosovës, Sigal Prishtina.
Njoftimi për ardhjen e Gloverit e dha dje Eurobasket, ndërsa ekipi bardhekaltër e zyrtarizoi para pak çastesh.
Glover ka përvojë basketbollistike nga Kontinentet e ndryshme, derisa ka luajtur edhe në Amerikën Latine e Afrikë.
Këtë verë ai luajti në Obregon të Meksikës ndërsa aty ka pasur mesatare prej 21.6 pikëve, dhe 10.3 kërcimeve për ndeshje. Glover është lojtar që luan në opzutën e alo-qendrës.