MAQEDONIA - ESTONIA

Estonia “punoi” në favor të Kosovës
5 August, 2017 @22:21
Maqedonia e regjistroi edhe humbjen e dytë në Grup, derisa u mposht nga Estonia në Shkup me rezultat 80-76.
Në pjesën e parë, edhe pse Maqedonia kishte rehati të rezutatit nuk arriti ta mbajë epërsinë, derisa në fund të çerekut të dytë Estonia u këndell dhe e përfundoi pjesën e parë në epërsi minimale me rezultat 43-42.
Rezultati i ngushtë vazhdoi edhe në pjesën e dytë të ndeshjes, ndërsa estonezët e mbajtën një epërsi të lehtë gjatë dy çerekëve të fundit dhe e mposhtën kundërshtarin në fund me rezultat 80-76.
SHIKO: Orarin e ndeshjeve dhe Tabelën aktuale
Te Estonia më i miri ishte Rain Veideman, i cili luajti me 26 pikë, ndërsa te Maqedonia luajti Vojdan Stojanovski me 26 pikë por nuk mjaftoi për fitore.
Estonia më 9 gusht do të luajë me Kosovën.