PARA NDESHJES, FLET SELEKTORI

Greenberg: Me mbrojtje të lartë ndaj Estonisë
8 August, 2017 @9:50
Selektori i Kosovës, Brad Greenberg, në përgatitjet e fundit të Kosovës para përballjes së dytë kualifikuese për Kupën e Botës, Kina 2019, ka thënë se Estonia është rival i rrezikshëm, posaçërisht në tre pikësha.
Amerikani ka shikuar nga afër Estoninë, në përballjen që këta të fundit mposhtën Maqedoninë në kuadër të Grupit C. Edhe Kosova mposhti Maqedoninë javën që shkoi.
SHIKO: Orarin e ndeshjeve dhe Tabelat
“Kundërshtar tjetër është Estonia. Janë të fortë dhe luajnë bashkë, derisa nuk bazohen në një lojtar. Besoj që duhet insistuar në mbrojtje nga jashtë pasi që ata ishin fantastik në shuta për tre pikë,” ka thënë Greenberg para ndeshjes.
Estonia - Kosova zhvillohet nesër në Talin të Estonisë dhe nis në ora 17:30. Edhe Estonia, edhe Kosova kanë nga një fitore në Grupin C.