PREJ NCAA2

Seab Webster, lojtar i ri i Sigal Prishtinës
Seab Webster, lojtar i ri i Prishtinës
8 August, 2017 @13:04
Basketbollisti amerikan 198 centimetra i gjatë që luan në pozitën e alos, Seab Webster, është lojtar i ri i Sigal Prishtinës, ka bërë të ditur vetë klubi bardhekaltër sot përmes një njoftimi në Facebook.
Webster ka qenë pjesë e Alabama Huntsville në NCAA 2 në katër vitet e fundit, ndërsa tash ka qenë pjesë e ekipit All-Star të kolegjeve amerikane.
Mesatarja e pikëve të tija për 31 ndeshje të zhvilluara këtë stinor është 18.9. Ai gjithashtu ka 7.8 kërcime për ndeshje mesataren, si dhe 1.8 asistime.
Lojtari në fjalë ka shënuar 90 prej 210 tentimeve për tre pikë përgjatë stinorit.
Këtë verë ai ka qenë pjesë e Los Angeles Lakers në NBA Draft Workout.