ISAIAH THOMAS

nba.com
Thomas: Meritoj kontratë maksimale
9 August, 2017 @9:34
Ylli i Boston Celticsit, Isaiah Thomas, pasi që t’i skadon kontrata me keltët, kërkon një kontratë maksimale nga kryesia.
Në suksesin e Bostonit, Thomas, luajti rol shumë të rëndësishëm, derisa zhvillimin e tij në lojë e vlerësoi kështu:
“Në lidhje me kontratë jam shumë rehat, shumë punova dhe e meritova. Mund të dalë para çdo point guardit në NBA pa problem, statistikat e mia po përmenden në mesin e lojtarëve më të mirë në botë, gjithashtu edhe skuadra po fiton, kjo duhet të shpërblehet” tha Thomas për mediat amerikane.
28 vjeçari Thomas, vjet luajti me mesatare prej 28.9 pikëve, 5.9 asistimeve dhe 2.7 kërcimeve për ndeshje për Bostonin.