STEPHEN CURRY

Curry: Asgjë personale me Jamesin
9 August, 2017 @11:05
Super ylli i Golden State Warriorsit, Stephen Curry, së bashku me Kyrie Irving, disa ditë më parë, duke imituar gjestet e LeBron Jamesit, e përqeshën yllin.
Kjo video është përfolur shumë, ndërsa Curry në lidhje me këtë ka thënë se nuk ka ndonjë problem me Jamesin.
“Në tre vitet e fundit, jemi duke u ballafaquar për të qenë kampion, po luftojmë në parket por jashtë parketit jemi krejt ndryshe, asgjë personale me Jamesin nuk kam” ka thënë Stephen Curry.
Curry sivjet u bë kampion me Warriorsat duke e mposhtur skuadrën e Jamesit, Cavaliers, në finale me rezultat 4-1.