Të gjitha lajmet

HOLANDA - SHQIPËRIA

Shqipëria humb edhe ndeshjen e dytë

Shqipëria humb edhe ndeshjen e dytë

9 August, 2017 @21:53

Pas humbjes nga Austria në ndeshjen e parë në Tiranë, Shqipëria e ka humbur edhe ndeshjen e dytë të grupit ndaj Holandës.

Shqipëria zhvilloi një pjesë të parë fantastike, të cilën e mbylli me 2 pikë epërsi, mirëpo një rënie e dukshme në lojë u pa në pjesën e dytë, duke bërë kështu që ndeshja të mbyllet me fitoren e ‘tulipanëve’ me rezultat 91-77.

SHIKO: ORARI I NDESHJEVE TË SHQIPËRISË DHE GRUPET

Në çerekun e tretë, Holanda shënoi plot 21 pikë dhe pranoi 13, duke krijuar kështu një epërsi që do të vazhdonte të rritej në çerekun e fundit, çerek në të cilin Shqipëria shënoi vetëm 11 pikë, e në anën tjetër Holanda e udhëhequr nga Voorn e Franke vazhdoi lojën e mirë dhe e siguroi fitoren. Voorn takimin e mbylli me 20 pikë, ndërsa Franke shtoi 15 të tjera në fitoren e holandezëve.

Në anën tjetër, më të dalluarit te Shqipëria ishin Shima me 23 pikë, Bushati me nga 21 pikë, ndërsa u ndihmuan edhe nga Hysenagolli dhe Moser, të cilët patën nga 15 pikë secili.

Përkundër humbjeve në 2 ndeshjet e para, Shqipëria matematikisht ka ende gjasa për ta kaluar grupin, mirëpo në ndeshjet e ardhshme duhet që së paku njërin kundërshtar (Austrinë apo Holandën) ta mposht me më shumë pikë diferencë sesa që është mposhtur në takimin e parë ndaj tij.

s

VEDRAN BOSNIC

Ish-ylli i Bashkimit e Pejës, në krye të Bosnjës

12 November, 2018 @16:47

Njëri ndër lojtarët që ka lënë gjurmë në basketbollin kosovar, Vedran Bosnic, është emëruar si trajner i përfaqësueses së Bosnjës. …

QUALIFICATION FOR CHINA 2019

Tri ekipe evropiane sigurojnë botërorin

Foto: fiba.basketball

17 September, 2018 @14:13

Me përfundimin e ndeshjeve të dyta të fazës kualifikuese për Kampionatin Botëror “Kina 2019”, tre skuadra nga Evropa veçse kanë…

DAMIR MULAOMEROVIC

Një boshnjak në krye të Kosovës

14 August, 2018 @11:12

Pas arritjeve të vogla, por historike për Kosovën që debutoi në kualifikime për një Kampionat Botëror, në krye të reprezentacionit…

KUPTOHEN RIVALËT

Kosova mëson rivalët e parë për Eurobasket 2021

BOROZANI/ A. P.

2 July, 2018 @13:52

Pas përfundimit të garave në kualifikimet evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”, Përfaqësuesja e Kosovës tashmë do t’i…

HUNGARIA - LITUANIA

Lituania e para, pa humbje

Foto: fiba.com

1 July, 2018 @22:28

Lituania duke e mposhtur Hungarinë me rezultat 50-73, e përfundoi Grupin C pa humbje. Me të përfunduar stinori në NBA,…

Të gjitha lajmet nga Kina 2019