Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHBA - FRANCA

Përfundon dominimi i SHBA-së, Franca në gjysmëfinale

FOTO / fiba.com

Përfundon dominimi i SHBA-së, Franca në gjysmëfinale


11 September, 2019 @15:07

Për herë të parë në histori, SHBA nuk kualifikohet në gjysmëfinale të një kampionati botëror.

Franca me një ndeshje fenomenale e mposhti SHBA-në me rezultat 89-79 dhe kështu e eliminoi njërin prej favoritëve të Kampionatit Botëror.

Evan Fournier me 22 pikë, ishte koshashënuesi më i mirë te Franca, derisa shkëlqeu edhe Rudy Gobert me 21 pikë, 16 kërcime e 3 bllokada.

Te SHBA më i dalluari ishte Donovan Mitchell me 29 pikë, por nuk mjaftoi për fitore.

Franca në gjysmëfinale do të takohet me Argjentinën, kurse SHBA do të luaj me Serbinë për njërin nga vendet 5-8.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e regjistruan humbjen e parë që nga Kampionati Botëror 2010, ndërsa normalisht eliminimi i tyre lidhet me faktin që të ftuar në këtë Botëror nuk ishin lojtarët më të mirë që Amerika i posedon.


 
Të gjitha lajmet nga Kina 2019